Mickoski: Presim deri në një milion e gjysmë turistë në Maqedoni, turizmi është motor i rritjes ekonomike

Mickoski: Presim deri në një milion e gjysmë turistë në Maqedoni, turizmi është motor i rritjes ekonomike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske  lidhur me rritjen prej 20 përqind të turizmit në Maqedoni, si dhe cilët janë faktorët që e sjellin rritjen dhe cilat janë pritshmërit e Qeverisë, deklaroi se pret që numri i turistëve të arrij deri në një milionë e gjysmë.

MARKETING

„Po, kjo është një e dhënë e mirë për katër muajt e parë të këtij viti. Një e dhënë pozitive në kuptimin që kemi rritje prej më shumë se 20% sa i përket numrit të turistëve dhe netë- qëndrimeve. Kjo do të thotë më shumë para për qytetarët që ofrojnë shërbime për këta turistë.

Kjo do të thotë se, nëse mesatarja është rreth 800 euro, secili prej tyre ka shpenzuar jashtë aranzhmanit. Këto janë vërtet qindra miliona euro që do të mbeten këtu, tek ne, në gastromomi,veprimtarinë shërbyese dhe të tjera.”

Ai shtoi se pret shtim edhe më të madh.

“Përpjekja për të negociuar drejtpërdrejt me operatorët turistikë ka qenë e suksesshme – tashmë rreth 40,000 turistë nga Evropa Perëndimore qëndrojnë tek ne,po flas në total. Kjo përkthehet në afërsisht 160,000 netë-qëndrime jashtë sezonit, kur flasim për Ohrin, megjithëse në pjesën tjetër të shtetit, është sezon gjatë gjithë vitit.

Për vitin e ardhshëm, ne presim, jashtë sezonit, gjysmë milion netë-qëndrime. Ne tashmë po bisedojmë me operatorë të tjerë turistikë dhe presim përsëri rritje dyshifrore të turizmit. Ndikon në produktin e brendshëm bruto, ndikon në rritjen ekonomike të shtetit.

„Vitin e kaluar patëm 1.200.000 turistë. Këtë vit presim të arrijmë deri në një milion e gjysmë. Vitin e kaluar patëm 3.5 milionë netë-qëndrime, ndërsa këtë vit presim të arrijmë të paktën 4 milionë netë-qëndrime,“ deklaroi kryeministri Mickoski.

MARKETING