Mickoski pas takimit me Von der Leyen: Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE

Kryeministri Hristijan Mickoski, në takimin e sotëm në Qeveri me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen, theksoi se shteti pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane me dekada.
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë takimit u diskutua për perspektivën evropiane, përparimin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.
Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
“Vizita e kryetares së Komisionit Evropian paraqet konfirmim të dialogut të hapur dhe gatishmërisë së ndërsjellë për thellimin e partneritetit, në interes të stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes evropiane të vendit”, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se pret që vizita e ardhshme e Von der Lejen në Shkup dhe takimi me të të riafirmojë qëndrimin se qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë në BE, dhe shpreson që Unioni do të japë rezultate në këtë proces.
Kryetarja e KE-së, Von der Lajen, gjatë qëndrimit të saj në Shkup, u takua me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.