Mickoski: Në gjysmën e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind

Mickoski: Në gjysmën e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind

Në gjysmën e parë të vitit 2025, numri i turistëve në Maqedoni është rritur për 13,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve të huaj është rritur për 19,7 për qind në vitin 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve vendas është ulur për 2,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shkruan se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ka për 8,5 për qind më shumë bujtje të realizuara krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024.

“Maqedonia jonë është e bukur, nëse numri i turistëve të huaj rritet me nivel prej 20 për qind në vit dhe gjejnë një arsye për të vizituar qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë, liqenet dhe malet e Maqedonisë, për të shijuar kuzhinën dhe verërat e mrekullueshme tradicionale të Maqedonisë, atëherë kjo është arsye e mjaftueshme që të gjithë së bashku të shijojmë bukuritë e Maqedonisë”, shkruan kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

MARKETING