Mickoski: Kërkoj shkarkimin e Ljupço Kocevskit, ai nuk e kryen mirë punën e tij
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se se as ai personalisht, as opinioni nuk janë të kënaqur me punën e Ljupço Kocevski dhe se një rrjedhë logjike e ngjarjeve do të ishte shkarkimi i tij.
“Kur bisedojmë dhe kur ju them se nuk jam i kënaqur personalisht unë, por as opinioni nga puna e prokurorit publik, atëherë rrjedha logjike e ngjarjeve pas një deklarate të tillë të shprehur publikisht është shkarkimi i tij, shumë e qartë”, theksoi Mickoski në TV Telma.
Ai shtoi gjithashtu se qytetarët në mënyrë aklamative, mendojnë se Kocevski nuk e kryen punën e tij mjaft mirë, ndërsa buxheti që ata marrin është më i lartë sesa ai i 75% të vendeve të BE-së.
“Pjesa më e madhe e qytetarëve, një pjesë e madhe, do të thosha në mënyrë aklamative mendojnë se ai nuk po e kryen punën e tij mjaft mirë dhe nëse është çmimi politik ta paguaj dhe të jem sërish pjesë e një raporti në të cilin do të kritikohem, ndërkohë që buxheti që ata marrin është qartësisht më i lartë sesa ai i 75% të vendeve anëtare të BE-së, kolegëve të tyre, atëherë mendoj se dikush duhet ta vërë gishtin në kokë dhe të mendojë se çfarë po bën”, shtoi Mickoski.

