Mickoski: Jam evropian më i madh se Von der Layen por duhet patur principe!
Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai është evropian më i madh edhe se Ursula von Der Layen, por duhet patur principe.
Ai tha se nuk i duhet Evropë nëse nuk e respekton si maqedonas.
“Kërkojmë respektim të asaj që e ka nënshkruar. Kur e patë ju Michelin të shkojë dhe t’i bind ata (bullgarët). Nëse mua nuk me respektojnë si maqedonas nuk do të ju respektojnë as juve si shqiptar”, tha Mickoski raporton SHENJA.