Mexhiti përshëndet arrestimin e tifozit që bëri thirrje anti-shqiptare në Kumanovë

Mexhiti përshëndet arrestimin e tifozit që bëri thirrje anti-shqiptare në Kumanovë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas arrestimit të njërit prej tifozëve të përfshirë në thirrjet fashiste dhe anti-shqiptare, të cilat u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka përshëndetur reagimin e shpejtë të institucioneve dhe ka theksuar domosdoshmërinë e një qëndrimi të vendosur kundër gjuhës së urrejtjes. “Përgëzoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast. Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet,” – ka deklaruar Mexhiti.

Ai shtoi se veprime të tilla janë të papranueshme në një shtet demokratik dhe multietnik si Maqedonia e Veriut, ku respekti dhe bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve duhet të jenë vlera themelore.

MARKETING