Meta do t’i paguajë 25 milionë dollarë Trumpit sepse ia pezulloi profilin në rrjetet sociale

Meta do t’i paguajë 25 milionë dollarë Trumpit sepse ia pezulloi profilin në rrjetet sociale

Kompania Meta arriti marrëveshje për t’i paguar 25 milionë dollarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për pezullimin e profilit të tij në mediat sociale pas ndodhive të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, transmeton Anadolu.

Gjiganti i mediave sociale do të paguajë 22 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të Trumpit dhe 3 milionë dollarë tarifa ligjore, për të mbyllur padinë që sfidon pezullimin e profilit në Facebook dhe Instagram pas ngjarjeve në Kapitol, sipas “The Wall Street Journal”.

Padia e Trumpit pretendon se Meta kishte shkelur të drejtat e tij duke ia pezulluar profilin, me pretendimin se kompania kishte bashkëpunuar me ligjvënësit demokratë.

Sipas marrëveshjes, kompania nuk është e obliguar që të pranojë ndonjë gabim, në përgjigje të akuzave të Trumpit për censurë dhe shkelje të të drejtave.

Marrëveshja vjen pas ndryshimeve të fundit të politikave të kompanisë Meta, përfshirë përfundimin e programeve të saj të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) dhe modifikimet në procedurat e kontrollit të fakteve.

Meta bëri gjithashtu një donacion 1 milion dollarë për komitetin inaugurues të Trumpit ndërsa shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ishte në mesin e disa miliarderëve të pranishëm gjatë betimit të presidentit të ri.

MARKETING

preload imagepreload image