Meta do të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të fuqizuar inteligjencën artificiale
Kompania teknologjike Meta Platforms planifikon të shpenzojë deri në 65 miliardë dollarë këtë vit për të zgjeruar infrastrukturën e saj të inteligjencës artificiale, ka deklaruar shefi ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.
Qëllimi është të forcohet pozicioni i kompanisë kundër rivalëve OpenAI dhe Google në garën për të dominuar teknologjinë, raportoi Reuters.
Si pjesë e investimit, Meta do të rrisë punësimin për inteligjencën artificiale dhe do të ndërtojë një qendër të dhënash prej më shumë se 2 gigavat, e cila do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të Manhatanit.
“Ky do të jetë një vit përcaktues për inteligjencën artificiale. Kjo është përpjekje e madhe dhe viteve të ardhshme do t’i drejtojë produktet dhe biznesin tonë kryesor”, ka thënë Zuckerberg.
Firmat e mëdha të teknologjisë kanë investuar dhjetëra miliarda dollarë për të zhvilluar infrastrukturën e AI-t pas suksesit të ChatGPT-së së OpenAI.