Mesazh i përbashkët nga Macron dhe Scholz: Trump do të jetë një sfidë që duhet ta përballojmë
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan sot në pallatin Elysse.
Macron i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të luajnë rolin e tyre për një Evropë të fortë dhe të bashkuar, që di se si të mbrojë interesat e saj, veçanërisht ndaj Amerikës dhe presidentit Donald Trump.
“U takon më shumë se kurrë evropianëve, dhe si rrjedhim dy vendeve tona, të luajnë rolin e tyre të plotë për të konsoliduar një Evropë të bashkuar, të fortë dhe sovrane,” tha kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë konferencës për shtyp pas takimi të tyre në Pallatin Elysee.
“Një Evropë e përkushtuar ndaj lidhjes transatlantike, e cila gjithashtu di të artikulojë interesat e veta dhe t’i mbrojë ato me vlerat dhe instrumentet evropiane“, tha kancelari gjerman.
📷 : French President Emmanuel Macron welcomes German Chancellor Olaf Scholz as he arrives for a meeting at the Elysee Palace in Paris, France, Jan. 22, 2025. pic.twitter.com/98ADVu73fN
— Voice of America (@VOANews) January 22, 2025