Mes tymit dhe kaosit, Parlamenti miraton rregulloren e re: Përjashtim me 2 muaj nga seancat

Mes tymit dhe kaosit, Parlamenti miraton rregulloren e re: Përjashtim me 2 muaj nga seancat

Shumica socialiste miratoi me 74 vota pro rregulloren e re të Kuvendit pa konsensus që parashikon përjashtim deri në dy muaj për deputetët që shkaktojnë trazira. Ndryshimi u bë kastile për deputetët e PD-së pas seancave të fundit që nuk kanë lejuar zhvillimin normal të jetës parlamentare, pasi kërkojnë plotësimin e tre kushteve.

Seanca e sotme ashtu si të tjerat në muajin e fundit ka zgjatur vetëm pak minuta. Situata është tensionuar një orë përpara se të niste zyrtarisht seanca. Prej orës 09:00 deputetët e PD-së shkuan për të hyrë në seancë por nuk u lejuan me pretendimin se janë përjashtuar duke mos lejuar as pjesën tjetër veç 13 ligjvënësve që ishin pezulluar për 10 ditë. Shtyrje, përplasje, xhama të thyer mes deputetëve dhe Gardës.
Opozitarët bllokuan të gjitha hyrjet, por socialistët dhe ministrat arritën që të futen brenda. Me një kontroll të rreptë u lejuan që të futen edhe opozitarët që nuk ishin të përjashtuar. Por Garda sërish dështoi. Tymuese u futën brenda. Sapo nisi seanca u ndezën. Megjithatë Lindita Nikolla vijoi seancën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Njoftoi se gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen me Italinë dhe votoi pjesën tjetër të rendit të ditës me Gadën që mbronte deputetët dhe ministrat.

MARKETING