Menendez dhe Roth letër Borrellit e Blinkenit: Duhet qasje e ashpër ndaj Serbisë! Jo politikë që bën Beogradin qendër të Ballkanit

Menendez dhe Roth letër Borrellit e Blinkenit: Duhet qasje e ashpër ndaj Serbisë! Jo politikë që bën Beogradin qendër të Ballkanit

Perëndimi duhet të ashpërsojë qasjen ndaj Beogradit dhe të shmangin politikat që centralizojnë Serbinë në Beograd. Kjo është kërkesa e disa ligjvënënësve evropianë dhe amerikanë përmes një letre drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë së BE Joseph Borrel.

Në letër, e firmosur edhe prej dy figura politike të shquara perëndimore që udhëheqin Komisione për Marrëdhënie me Jashtë, Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat, kërkohet të hiqet dorë, nga, siç thonë, ata “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në raport me Kosovën.

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan – vijon letra – Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokracisë nuk duhet të dënohen”
Po ashtu, në letër zyrtarët e huaj evidentojnë faktin se Qeveria e Vuçiçit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.
Tensionet e disa muajve më parë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës u shoqëruan me thirrje të shumta të ndërkombëtarëve për kthimin në shinat e dialogut mes Kosovës e Serbisë ndërsa Prishtina zyrtare ka bërë përpjekjet e saj për uljen e tensioneve duke pranuar përsëritjen e zgjedhjeve.

MARKETING