Memli Krasniqi: Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen

Memli Krasniqi: Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Kosovë, duke theksuar se rezultati i tyre është një fitore për qytetarin dhe demokracinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi u shpreh mirënjohës për çdo votë të dhënë për PDK-në, duke e cilësuar partinë e tij si modelin më të mirë të qeverisjes lokale.
“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale – atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Krasniqi.
Ai theksoi se PDK do të vazhdojë me përkushtim për të konfirmuar fitoret në komunat ku subjekti është në balotazh, duke shtuar: “Kosova meriton ma mirë!” .

MARKETING