Memli Krasniqi: Në një botë paralele, kurrë s’do ta votonim Dimal Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk do ta kishte votuar kurrë Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, nëse situata politike nuk do të ishte bllokuar.
Ai tha se për PDK-në ka qenë me rëndësi të zhbllokohet ngërçi institucional, për të cilin fajësoi Vetëvendosjen.
“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të Kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë.”
Sipas Krasniqit, PDK-ja kishte kërkuar një kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit dhe ka votuar për të respektuar fjalën e dhënë.
Deklarata e tij vjen pas votimit të Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, në një proces të tensionuar pas disa seancave të pasuksesshme për konstituim.