Meloni reagon për sulmet ndaj Ramës: Dua ta falenderoj për marrëveshjen

Meloni reagon për sulmet ndaj Ramës: Dua ta falenderoj për marrëveshjen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni fshikulloi opozitën e majtë të vendit të saj, që kundërshton marrëveshjen që ajo nënshkroi me Kryeministrin Edi Rama për emigrantët.

Duke folur për mediat në Zabgreb ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Meloni ironizoi partitë e majta, duke thënë se nuk po sillen si të tilla për këtë çështje.

“Më vjen që dikush që përpiqet t’i japë një dorë Italisë, trajtohet nga disa italianë kaq keq. Mesa duket, ndokujt nuk i duket si në përputhje me parimet e së majtës, që t’i jepet një dorë Italisë për të pritur emigrantët. Në të shkuarën sikur ka qenë ndryshe”.

Meloni falenderoi publikisht Kryeminisrin Rama për ndihmën që po i jep Italisë. Sqaroi se diskutimet për këtë çështje kanë nisur që gjatë vizitës së saj në Shqipëri gjatë Verës.

“Dua të falenderoj Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama, pasi kemi nisur prej muajsh, që nga Vera kur të gjithë diskutonin se me cilin traget shkova në Shqipëri dhe shpërqëndroheshin me gjëra të tjera, të bisedojmë si të zgjidhim problemet dhe kemi arritur të punojmë së bashku shumë mirë”.

Shefja e qeverisë italiane thotë se nëse marrëveshja me Shqipërinë funksionon, ajo mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të unionit që përballen me të njejtin problem, të dyndjes së emigrantëve të jashtëligjshëm.

MARKETING