Meksikë, gjenden në frigoriferë pjesë të trupit të 13 personave

Meksikë, gjenden në frigoriferë pjesë të trupit të 13 personave

Pjesë të trupave të 13 personave u gjetën në frigoriferë në dy shtëpi në shtetin meksikan Veracruz, raporton Anadolu.

Prokurorët në Veracruz thanë se pjesët e trupave të 13 personave u gjetën në frigoriferë, të cilët, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ishin përdorur nga “bandat kriminale dhe rrëmbyesit”.

Prokurorja e shtetit Veronica Hernandez tha se pjesët e trupave u gjetën gjatë një bastisjeje të policisë.

“Për fat të keq, mund të ketë më shumë se 13 trupa”, tha ajo.

Hernandez shtoi se numri i trupave mund të jetë më i madh pas procesit të identifikimit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Guvernatori i Veracruz, Cuitlahuac Garcia, tha se vrasjet mund të kenë ndodhur pas mosmarrëveshjeve mes bandave rivale.

Më shumë se 110 mijë njerëz llogariten si të zhdukur në Meksikë.

MARKETING