Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Një ditë pasi ushtria vrau një nga figurat më të fuqishme të krimit në vend, bilanci i viktimave dhe përshkallëzimi i dhunës kanë tronditur thellë Meksikën.

Sipas autoriteteve, më shumë se 70 persona humbën jetën gjatë operacionit për kapjen e Nemesio Oseguera Cervantes dhe në përplasjet që pasuan.
I njohur si “El Mencho”, ai ishte lideri i kartelit të Gjeneratës së Re në Jalisco, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, me aktivitet të gjerë në trafikun e fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.

Numri i të vdekurve përfshin efektivë të forcave të sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe persona të tjerë, për të cilët rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota për shumicën e rasteve.
Sipas raportimeve zyrtare:

25 anëtarë të Gardës Kombëtare meksikane u vranë
– Rreth 30 të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale u vranë në Jalisco

– Katër të tjerë humbën jetën në shtetin fqinj Michoacán, mes viktimave janë edhe një roje burgu dhe një agjent i prokurorisë së shtetit

Dhuna shpërtheu me intensitet të lartë, ndërsa grupet e armatosura të kartelit reaguan ndaj vrasjes së liderit të tyre duke ngritur mbi 250 barrikada në 20 shtete dhe duke i vënë flakën dhjetëra automjeteve.

MARKETING