Media iraniane: Avionët luftarakë amerikanë dhe izraelitë bombarduan kompleksin petrokimik në Shiraz të Irani
MARKETING
Aeroplanët luftarakë të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur një kompleks petrokimik në qytetin jugperëndimor iranian Shiraz të hënën, duke shënuar sulmin e dytë të tillë gjatë ditës, raportuan mediat iraniane, transmeton Anadolu.
MARKETING
Agjencia gjysmëzyrtare Mehr, duke cituar autoritetet lokale në qarkun Marvdasht në provincën Fars, tha se një pjesë e vogël e objektit në Shiraz ka pësuar dëme nga sulmi.
Sulmi ndodhi menjëherë pasi avionët luftarakë të SHBA-së dhe Izraelit bombarduan objektet e prodhimit petrokimik në Zonën e Posaçme Ekonomike të Energjisë Pars në Asaluyeh, në jugperëndim të Iranit.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.340 persona, përfshirë atëherë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane. Irani gjithashtu ka kufizuar lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

