“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)
Ka folur për herë të parë babi i Naim Murselit, të dyshuarit për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj me 29 nëntor, shkruan Periskopi.
Në rrëfimin e tij, Shaban Murseli tregon se nuk ka qenë në dijeni se djali i tij kishte gisht në këtë vepër, duke treguar se as pas arrestimit të Naimit nuk ka komunikuar asnjëherë me atë.
I tronditur nga ngjarja e fundit, ai tregon se marrëdhënia mes çiftit ishte shumë e mirë.
“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai.
I pyetur rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.
“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”
Këtu e gjeni rrëfimin e plotë të babait të Naim Murselit: