Me një fushatë të re dhurimi gjaku, “Alkaloid” shënoi 14 qershorin – ditën botërore të dhurimit të gjakut

Me një fushatë të re dhurimi gjaku, “Alkaloid” shënoi 14 qershorin – ditën botërore të dhurimit të gjakut

Shoqata aksionare “Alkaloid” Shkup, si kompani me përgjegësi shoqërore, vazhdimisht përpiqet për një botë më të shëndetëshme dhe për cilësi superiore të produkteve dhe shërbimeve, imperativ i të cilave është kujdesi për shëndetin dhe mbrojtjen e çdo personi, i pozicionuar lart në strategjinë e biznesit të korporatës. Dhe këtë vit qëndrimi human ndaj çdo njeriu dhe ndaj komunitetit u shfaq me një fushatë të re dhurimi gjaku të punonjësve të kompanisë, realizuar me rastin e përkujtimit të 14 Qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Në fushatën e dhurimit të gjakut “Dhuro gjak – shpëto jetën”, e cila u mbajt në Qendrën Edukative dhe Trajnuese “Alkaloid”, në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” dhe Institutin e Mjekësisë Transfuzione, 150 punonjës shprehën gjestin e tyre human të dhurimit vullnetar të gjakut. Me organizimin e aksioneve të dhurimit të gjakut, kompania theksoi edhe një herë përkushtimin e saj për sjellje humane dhe angazhimin e saj për promovimin e kulturës së korporatës dhe përgjegjësisë sociale, mbështetur nga entuziazmi për humanizëm i punonjësve të saj.

Ata janë ambasadorët më të mëdhenj të gjithçkaje që përfaqëson “Alkaloid” dhe janë shembull i vërtetë i punonjësve të përkushtuar dhe njerëzve të përgjegjshëm shoqëror.

MARKETING