Me 90 vota pro, kalon propozimi i PDK-së për rezolutën e luftës
MARKETING
Me 90 vota pro, ka kaluar në Kuvendin e Kosovës rezoluta e PDK-së për mbrojtjen e viktimave të luftës.
MARKETING
Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar me shumicë votash ndryshimin e rendit të ditës, duke e vendosur si pikë të parë rezolutën për mbrojtjen e viktimave të luftës, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas votimit, 86 deputetë kanë mbështetur që kjo rezolutë të trajtohet menjëherë pas pyetjeve parlamentare, duke i dhënë përparësi në agjendën e punimeve.
Pas një konsulte ndërmjet shefave të grupeve parlamentare dhe kryetares së Kuvendit, deputetët e angazhuar në harmonizimin e tekstit të rezolutës janë tërhequr nga salla për të vazhduar punën për përfundimin e dokumentit.
Ndërkohë, rezoluta për çmimet e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zhvendosur nga pika e nëntë në pikën e gjashtë të rendit të ditës.
Rendi i ditës është miratuar me 91 vota për.
Gjatë zhvillimeve në sallë, deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit.

