McLaren dominon dhe korr një fitore të dyfishtë në garën sprint në Katar, Ferrari jashtë podiumit

McLaren dominon dhe korr një fitore të dyfishtë në garën sprint në Katar, Ferrari jashtë podiumit

Piloti australian Oscar Piastri me McLaren fitoi sot pasdite garën sprint të Formula 1 zhvilluar në Katar. Një fitore që erdhi në kthesën e fundit, kur shoku i tij i skuadrës Lando Norris i la vendi e parë. Një garë e dominuar nga Norris, që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kreun gjatëgjithë kohës, por në kthesën e fundi i dhuroi fitoren Piastri. Podiumi kompletohet nga vendi i tretë i George Russell me Mercedes. Një fitore të dyfishtë e merituar për McLaren, që merr pikë të rëndësishme për titullin kampion për konstruktorë, duke laën pas Ferrari, në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, respektivisht Carlos Sainz e Charles Lelerc. Dobët u paraqitën makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua në vendin e tetë, pas Lewis Hamilton (i gjashti) e Nico Hulkenberg (i shtati). Ndërsa Sergio Perez u klasifikua i fundit me makinën tjetër Red Bull.

MARKETING