Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Rubio: Kinezët le t’i thirrin iranianët, të mos e bëjnë këtë gabim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i bën thirrje qeverisë kineze të ushtrojë presion mbi Iranin që ta mbajë të hapur Ngushticën e Hormuzit.
Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të dielën:
MARKETING
“Njerëzit e parë që duhet të zemërohen për këtë janë qeveria kineze, sepse nafta e tyre kalon andej. Ata duhet të jenë të parët që thonë se, nëse minojnë Ngushticën e Hormuzit, kinezët do të paguajnë një çmim të madh dhe çdo vend tjetër në botë për rrjedhojë. Edhe ne do ta paguajmë më shtrenjtë. Do të ketë një ndikim tek ne. Do të ketë shumë më tepër ndikim në pjesën tjetër të botës”, tha Rubio.
“Është vetëvrasje ekonomike për Iranin nëse e bëjnë këtë”, theksoi Rubio në Fox Neës.
Rubio shtoi se SHBA-të ruajnë “mundësi për t’u marrë me këtë”, por ky veprim “do të dëmtonte ekonomitë e vendeve të tjera shumë më keq se tonat”. Ai tha se kjo do të rezultonte në “përshkallëzim masiv që do të meritonte përgjigje, jo vetëm nga ne, por edhe nga të tjerët”.