Mbreti saudit dhe princi i kurorës pranojnë letra nga presidenti iranian

Mbreti saudit dhe princi i kurorës pranojnë letra nga presidenti iranian

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman morën letra veçmas nga presidenti iranian, Ebrahim Raisi, të cilat theksonin zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, njoftoi sot media shtetërore saudite, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë saudite të lajmeve, letrat iu dorëzuan zëvendësministrit të Jashtëm saudit, Waleed Al-Khuraiji gjatë takimit të tij me ambasadorin iranian në Rijad, Alireza Enayat.

Raporti thekson se takimi i tyre trajtoi “mjetet për t’i përmirësuar lidhjet dypalëshe në një mënyrë që u shërben interesave të përbashkëta”.

Letra është e fundit një nga disa hapat e shumta të ndërmarra për afrimin që u kurorëzua me shkëmbimin e ambasadorëve në fillim të këtij muaji.

Irani dhe Arabia Saudite ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në janar të vitit 2016 pasi Ambasada saudite në Teheran dhe konsullata në Mashhad u sulmuan nga turma pas ekzekutimit të një kleriku shiit saudit.

Dy vendet filluan bisedimet për përmirësimin e lidhjeve në prill të vitit 2021 me ndërmjetësimin e Irakut dhe Omanit ndërsa bisedimet maratonike rezultuan në një përparim në kryeqytetin kinez Pekin në mars të këtij viti.

MARKETING