Mbledhja e OKB-së/ Kryeministri japonez: Nuk duhet të lejojmë një Ukrainë të dytë ose të tretë

Mbledhja e OKB-së/ Kryeministri japonez: Nuk duhet të lejojmë një Ukrainë të dytë ose të tretë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se rendi ndërkombëtar i bazuar në sundimin e ligjit përballet me një krizë të paprecedentë. Kishida tha se abuzimi me të drejtën e vetos nga Rusia për të penguar vendimet e këshillit të sigurisë nuk mund të pranohet nga komuniteti ndërkombëtar.

“Nuk do t’i harrojë kurrë ndjenjat mallëngjyese që kisha në atë kohë kur vizitoi Ukrainën në mars dhe se Japonia qëndron me Ukrainën. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka përkeqësuar shqetësimet për një sundim të paligjshmërisë në mbarë botën. Ne nuk duhet të lejojmë krijimin e një Ukrainë të dytë apo të tretë,” tha Kishida.

MARKETING