Mbi 300 emigrantë të parregullt venezuelianë të deportuar nga SHBA-ja arritën në vendin e tyre

Të paktën 318 emigrantë të parregullt venezuelianë të deportuar nga SHBA-ja kanë mbërritur në vendin e tyre, transmeton Anadolu.
Një avion i linjës ajrore venezueliane “Conviasa” solli emigrantët venezuelas, përfshirë 142 fëmijë, nga Meksika në aeroportin ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Maiquetia.
Autoritetet venezueliane njoftuan se numri i emigrantëve të deportuar nga SHBA-ja dhe të sjellë në vend ka tejkaluar shifrën 3.000.
Në deklaratë thuhet se emigrantët e sjellë së fundmi u deportuan “arbitrarisht” nga SHBA-ja dhe se ata do të dërgohen në shtëpi pas kontrolleve shëndetësore dhe procedurave ligjore.
Gjithashtu thuhet se sipas Planit të Kthimit në Atdhe (Plan Vuelta a la Patria), të gjithë venezuelianët do të pranohen në vend në një mënyrë të sigurt dhe dinjitoze.