Mbi 30 të vrarë, 100 të plagosur në përleshjet midis grupeve Druze

Më shumë se 30 persona janë vrarë dhe afërsisht 100 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme mes luftëtarëve të fiseve beduine dhe milicive Druze në guvernatoratin jugor sirian të Suwaydas, sipas raportimeve fillestare të Ministrisë së Brendshme të Sirisë.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi të dielën mbrëma në lagjen Al-Maqous, duke alarmuar autoritetet siriane që kanë shprehur “shqetësim dhe pikëllim të thellë” për zhvillimet tragjike midis grupeve të armatosura lokale.
Për të rivendosur rendin dhe sigurinë, Ministria e Brendshme deklaroi se, në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, forcat e saj janë vendosur në terren për të ndërhyrë, ndalur përleshjet dhe arrestuar të përfshirët, të cilët më pas do t’i referohen gjykatës kompetente. /TRTAlbania