Mbi 2500 gjoba për shkelje të rregullave në trafik gjatë fundjavës

Të premten dhe në ditët e fundjavës së kaluar (04.05 dhe 04.06) si rezultat i aktiviteteve, përkatësisht kontrolleve të trafikut të kryera nga punonjësit e policisë në rrugët në mbarë vendin, janë lëshuar gjithsej 2.553 urdhërpagesa, shumica prej tyre për shkelje të dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.
“Për shkak të parkimit të paligjshëm, janë lëshuar 545 urdhërpagesa për kundërvajtje, dhe pothuajse po aq gjegjësisht 543 kundërvajtje në bazë të shpejtësisë së lëvizjes së parregulluar sipas paraparë. Gjithashtu janë regjistruar 150 shkelje për shkak të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 340 urdhërpagesa për mospërdorim të rripit të sigurimit, si dhe 20 shkelje për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës. Në periudhën e cekur, 252 pjesëmarrës në komunikacion janë gjetur pa patentë shofer, 104 persona kanë vozitur nën efektin e alkoolit, shtatë kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa 12 këmbësorë janë sanksionuar”.
“Ndryshe, sipas Ligjit për automjete, gjithsej 81 vetura janë larguar nga komunikacioni, prej tyre 28 për shkak të defektit teknik, ndërsa 58 të pa regjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.