Mbi 2 milionë denarë ryshfet nga pacientët, mjeku dënohet me burg

Një I dyshuar për marrje ryshfeti gjatë punës së spitalit në Prilep, u dënua nga Gjykata Themelore në Prilep, duke e urdhëruar kthimin e 2 110 640 denarëve të fituara në mënyrë të paligjshme dhe dënim me kusht për dy vjet burg.
I dënuari, si i punësuar në Spitalin e Prilepit “Borka Taleski”, prej gushtit të vitit 2024 e deri në prill të vitit 2025 ka arritur të marrë mbi 2 milionë denarë nga pacientët, që ata të marrin shërbime mjekësore.
I dënuari, në rast se nuk do të kryejë vepër penale gjatë katër viteve të ardhshme, nuk do ta vuan dënimin me dy vjet burg.
“Drejtësia duhet të vlejë njëjtë për të gjithë. Pasoja ka dhe do të ketë për secilin që tenton për përfitime personale në llogari të qytetarëve”, deklaroi drejtori i Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski.