Mbërritja e Prigozhin në Bjellorusi alarmon shtetet baltike! Thirrje për rritjen e sigurisë së NATO-s
Ardhja e shefit të mercenarëve, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka ngritur shqetësimin midis shteteve fqinje baltike.
“Kjo lëvizje duhet të vlerësohet nga një tjetër këndvështrim sigurie. Ne kemi parë aftësitë e atyre mercenarëve“- tha për mediet ministri i jashtëm letonez, Edgars Rinkevics, gjatë një vizite në Paris me zyrtarët baltik.
“Kufijtë e vendeve tona janë vetëm qindra kilometra larg nga ai aktivitet, kështu që mund të duhen 8-10 orë për t’u shfaqur papritur diku në Bjellorusi afër Lituanisë”- tha Landsbergis, duke shtuar se: “Po krijon një mjedis më të paqëndrueshëm dhe të paparashikueshëm për rajonin tonë.”
Janë ngritur disa spekulime se grupi Wagner do të krijojë një bazë të re në Bjellorusi. Megjithatë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko këmbënguli se vendi i tij nuk po ndërton kampe Wagner.