Mbërrinë ndihma e parë nga OKB në Sirinë veriore të goditur nga tërmeti

Mbërrinë ndihma e parë nga OKB në Sirinë veriore të goditur nga tërmeti

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka konfirmuar se karvani i parë i ndihmave të OKB-së ka mbërritur në veri-perëndim të Sirisë, por shtoi se nevojitet shumë më tepër ndihmë për zonën e kontrolluar nga rebelët.

Në një deklaratë, Guterres tha se autokolona përbëhej nga gjashtë kamionë që mbanin furnizime me ndihmash të nevojshme për qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Më shumë ndihmë është në rrugë e sipër, por nevojiten shumë më tepër, shumë më tepër. Ne duhet të vendosim njerëzit në radhë të parë”, tha ai.

Deklarata e tij vjen pasi organizata lokale vullnetare siriane, Helmetat e Bardha, postoi në Tëitter se pajisjet e nevojshme për përpjekjet e shpëtimit nuk ishin dërguar me kolonën.

Më shumë se 19,700 njerëz kanë humbur jetën pas tërmeteve të së hënës në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Pa strehim, ujë, karburant ose energji elektrike, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ekziston frika që edhe më shumë persona të humbin jetën.

MARKETING