Max Verstappen i befason të gjithë në Silverstone

Max Verstappen i befason të gjithë në Silverstone

Pole position për Max Verstappen përpara dy McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris në Silverstone. George Russell mbyll rreshtin e dytë, nga rreshti i tretë dy Ferrari e Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. Vendi i shtatë për Andrea Kimi Antonelli, i cili megjithatë do të humbasë tre pozicione për shkak se e goditi Verstappen fundjavën e kaluar në Austri. Do ta nis nga vendi i njëmbëdhjetë Carlos Sainz (Williams) përpara Yuki Tsunoda me Red Bull, edhe një herë zhgënjyes.

Nga vendi i trembëdhjetë do të niset Isack Hadjar (Racing Bulls) i cili i paraprin Williams-in tjetër të Alexander Albon dhe Esteban Ocon në timonin e Haas. Vendi i gjashtëmbëdhjetë për Liam Lawson. Menjëherë eliminohen Sauberët e Gabriel Bortoleto dhe Nico Hulkenberg (respektivisht i shtatëmbëdhjeti dhe i nëntëmbëdhjeti në nisje), të ndarë nga Aston Martin i Lance Stroll. Franco Colapito do ta nisë garën nga vendi i fundit, pasi shkaktoi pezullimin e seancës së parë kualifikuese duke humbur kontrollin e Alpine të tij. Ai u rikthye, por më pas iu desh të ndalonte në buzë të pistës në një përpjekje për ta sjellë A525 të tij përsëri në boks.

MARKETING