Mashtrohet një grua e moshuar nga Manastiri, i merren 20 mijë euro

Mashtrohet një grua e moshuar nga Manastiri, i merren 20 mijë euro

MPB njofton se dje (03.12.2025), në orën 10:19, në SPB Manastir, një grua 70-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 20,000 euro.

“Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar dhe e ka njoftuar se vajza e saj ka rënë nga shkallët dhe e ka thyer nofullën dhe këmbën dhe se duhej t’i viheshin shufra ari”.

“Siç është denoncuar, ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar, ndërsa më vonë kur i është lajmëruar vajza e saj, ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

MARKETING