Ma’sakër në shkollë në Kanada, 18-vjeçari paralajmëroi kri’min në ChatGPT

Ma’sakër në shkollë në Kanada, 18-vjeçari paralajmëroi kri’min në ChatGPT

Zbulime të reja po dalin në dritë në rastin që tronditi Kanadanë më 11 shkurt, kur 18-vjeçari Jesse Strang hapi zjarr në një shkollë në komunitetin e vogël të Tumbler Ridge, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, përpara se ta drejtonte armën nga vetja dhe t’i jepte fund jetës së tij.

OpenAI kishte vënë re aktivitet të dyshimtë në një llogari që dyshohet të ishte e lidhur me autorin 18-vjeçar, disa muaj para sulmit të përgjakshëm.

Më 11 shkurt, Strang vrau nëntë persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në shkollën e komunitetit, përpara se të vriste veten. Viktimat përfshinin një mësues 39-vjeçar dhe pesë nxënës të moshës 12-13 vjeç, ndërsa më parë autori dyshohet se vrau nënën dhe gjysmëvëllanë e tij në shtëpinë familjare.

Sipas OpenAI, në qershor 2025 sistemet e tyre të zbulimit të abuzimit identifikuan aktivitet të dyshimtë në një llogari që mund të lidhej me “përshkallëzim të mëtejshëm të dhunshëm” dhe e çaktivizuan për shkelje të kushteve të shërbimit. Megjithatë, kompania nuk informoi më parë autoritetet kanadeze, duke argumentuar se nuk kishte “rrezik të menjëhershëm dhe të besueshëm për dëmtime serioze trupore” – kriter ky për njoftimin e policisë.

 

 

Pas tragjedisë, OpenAI njoftoi se kishte kontaktuar Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP) dhe ofroi informacion mbi përdorimin e ChatGPT nga autori, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me hetimet në vazhdim. Ngjarja ka hapur debate mbi përgjegjësinë e kompanive të inteligjencës artificiale për sinjalizimin e sjelljeve të dyshimta dhe rolin e tyre në parandalimin e sulmeve të dhunshme.

MARKETING