“Marrëveshja është arritur” – Çasti kur Rubio i pëshpërit lajmin Trumpit në vesh

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të asaj që ai e quan “Plani ynë i Paqes”.
Përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”, Trump deklaroi se marrëveshja do të sjellë lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite, duke shtuar se të gjitha palët do të trajtohen njësoj.
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes,” shkroi Trump.
“Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen së shpejti, dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij. Të gjithë do të trajtohen barabartë,” shtoi ai.
Në një moment të kapur nga kamerat gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, Trump shihet teksa merr një shënim nga sekretari i shtetit, Marco Rubio. Pas leximit të mesazhit, ai u drejtohet gazetarëve:
“Sapo më dhanë një shënim ku thuhej se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe se ata do të kenë nevojë për mua shumë shpejt.”
Watch as Donald Trump is handed a note by Marco Rubio during an event at the White House.
He tells reporters: ‘I was just given a note saying that we’re very close to a deal in the Middle East and they’re going to need me pretty quickly’https://t.co/n5edP0ayFu
📺 Sky 501 pic.twitter.com/iCKA1W5Gdu
— Sky News (@SkyNews) October 8, 2025