Marrëveshja e grurit, Rusia: E pamundur t’i rikthehemi ujdisë, interesat tona nuk po zbatohen

Marrëveshja e grurit, Rusia: E pamundur t’i rikthehemi ujdisë, interesat tona nuk po zbatohen

Rusia tha se është e pamundur që t’i rikthehet marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas në Detin e Zi, pasi interesat ruse nuk po zbatohen.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve, megjithatë, se presidenti Vladimir Putin e kishte bërë të qartë se marrëveshja mund të realizohej nëse pjesa ruse mbahej.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar në korrik, synonte të ndihmonte në shmangien e një krize globale ushqimore duke lejuar eksportin e sigurt të drithit të bllokuar nga konflikti në Ukrainë.

Peskov tha se do të ishte e rëndësishme që Rusia të diskutonte furnizimet me grurë me vendet afrikane në një samit Rusi-Afrikë më vonë këtë javë.

MARKETING