Marrëveshja e grurit/ Lavrov: Nuk mund të përmirësosh atë që nuk ekziston

“Nuk mund të përmirësosh atë që nuk ekziston”, tha ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov në lidhje me marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas, duke rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e mbajtur nga Rusia për të mos rinovuar marrëveshjen pas skadimit të saj më 17 Korrik.

“Për sa i përket pjesës ruse të paketës, asnjë nga kushtet e parashikuara nuk është zbatuar.”, tha Lavror, citon Tass. “Prej muajsh kemi dëgjuar përfaqësues të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (Antonio Guterres) duke thënë se ata nuk kursejnë asnjë përpjekje dhe po bëjnë maksimumin.

Këto përpjekje nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Kështu që nuk e di se si mund të përmirësohet diçka që nuk ekziston”, theksoi Lavrov. Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi u shoqërua me një memorandum midis Moskës dhe OKB-së, i cili parashikonte, ndër të tjera, heqjen e eksportit të grurit dhe plehrave ruse nga lista e sanksioneve.

Moska kërkon gjithashtu që të respektohen pikat e tjera të memorandumit, duke përfshirë rilidhjen me qarkun Swift të bankës ruse bujqësore, Rosselkhozbank.

MARKETING