Mark Rutte vizitë nesër Kiev, pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas
Shefi i NATO-s Mark Rutte, nesër do të zhvillojë një vizitë në Ukrainë. Rutte do t’i drejtohet Parlamentit në Kiev.
Lidhur me këtë vizitë të shefit të NATO-s në Kiev, kanë reaguar dy deputetë ukrainës, Yaroslav Zhelezniak dhe Oleksii Honcharenko.
Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga NATO, për të vizitë të Mark Rutte në Kiev.
Ndërkohë raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis delegacioneve ruse, ukrainase dhe amerikane do të zhvillohet në Abu Dhabi këtë javë.

