Marina franceze sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në Detin Mesdhe

Marina franceze sekuestroi një cisternë nafte të lidhur me Rusinë në Detin Mesdhe

Marina franceze ka sakuestruar sot një cisternë nafte në Detin Mesdhe, që vinte nga Rusia dhe dyshohet se shkelte sanksionet ndërkombëtare, tha presidenti francez, transmeton Anadolu.

“Ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje. Këtë mëngjes, Marina franceze ka sekuestruar një cisternë nafte që vinte nga Rusia, nën sanksione ndërkombëtare dhe dyshohet se mbante flamur të rremë”, shkroi Emmanuel Macron në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se operacioni u krye në det të hapur në Mesdhe “me mbështetjen e disa aleatëve tanë”, duke shtuar se ai u realizua në përputhje të rreptë me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Deteve.

“Është hapur një hetim gjyqësor. Anija është devijuar”, shtoi Macron.

Ai theksoi se janë “të vendosur” të mbajnë ligjin ndërkombëtar dhe të sigurojnë zbatimin efektiv të sanksioneve, duke thënë se aktivitetet e asaj që e quajti “flotë e errët” kontribuojnë në financimin e luftës ruse kundër Ukrainës.

MARKETING