Manastiri i Deçanit mohon se janë gjetur armë brenda Manastirit në Banjskë

Manastiri i Deçanit mohon se janë gjetur armë brenda Manastirit në Banjskë

Manastiri i Deçanit i ka quajtur dezinformata raportimet se janë gjetur armë brenda Manastirit të Banjskës, ku të dielën u futën 30 pjesëtarë të grupit terrorist serb.

Sipas reagimit, kisha ortodokse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e fundit ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Sipas burimeve ndërkombëtare në Kosovë, gjatë bastisjes brenda manastirit dhe objekteve të tij, NUK U GJETUR ARMË. Kisha nuk kishte asnjë lidhje me këto ngjarje tragjike, dhe murgjit dhe pelegrinët u gjendën vetëm në zjarr të kryqëzuar. Faleminderit Zotit që askush në manastir nuk u lëndua. Besimtarët nga Novi Sadi pritet të kthehen sot në atdhe”.
Sipas tyre në rrjete sociale po shpërndahen dezinformata për ta dëmtuar kishën dhe manastirin e Bansjkës.

“Sulmet dashakeqe dhe përhapja e informacioneve të rrejshme në disa rrjete sociale në Kosovë, të cilat kanë për qëllim Kishën tonë, murgjit dhe besimtarët tanë në Manastirin e Banjskës – të cilët pësuan stres të madh dhe kaluan një situatë të vështirë – nuk kontribuojnë për paqen, por vetëm rritja e tensioneve ndëretnike në Kosovë”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se tre murgjit e kishës të cilët janë fotografuar në stacionin policor në Prishtinë, nuk kishin të bëjnë me ngjarjet e fundit në veri, por sipas tyre kanë shkuar për ta rregulluar dokumentacionin me ndihmën e OSBE-së.

MARKETING