Makron tha se duhet të ndalohen dërgesat e armëve në Izrael, Netanjahu: Turp për ta!

Makron tha se duhet të ndalohen dërgesat e armëve në Izrael, Netanjahu: Turp për ta!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili tha se dërgesat e armëve për Izraelin të përdorura në konfliktin në Gaza duhet të ndalen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të gjetur një zgjidhje politike.

“Turp për ta,” zoti Netanyahu duke iu referuar Macron dhe liderëve të tjerë perëndimorë që kanë bërë thirrje për atë që ai e përshkroi si një embargo armësh ndaj Izraelit, shkruan Sky News.

“Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre,” tha ai.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë.

MARKETING