Makina përplas turmën e njerëzve në Manheim të Gjermanisë

Makina përplas turmën e njerëzve në Manheim të Gjermanisë

Një automjet ka përplasur turmën e njerëzve në Manheim të Gjermanisë, transmeton Anadolu.

Në lajmin e gazetës “Bild”, thuhet se sipas të dhënave paraprake, një person ka humbur jetën pasi një automjet ka përplasur turmën.

Në incident janë plagosur edhe disa njerëz, ndërsa informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.

Drejtuesi i automjetit u arrestua nga policia.

Ndërkohë policia e Manheim-it nisi një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me incidentin, ndërsa qytetarëve iu kërkua të qëndrojnë larg vendit të incidentit.

Nuk dihet ende nëse incidenti është aksident apo sulm i qëllimshëm, ndërkohë policia ka nisur hetim mbi incidentin.​​​​​​​

MARKETING