Maduro pritet të dalë nesër para Gjykatës Federale në Manhattan
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, pritet të dalë të hënën para gjykatës federale në Manhattan, SHBA.
Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, një objekt i njohur për strehimin e të burgosurve të profilit të lartë. Në këtë qendër më herët janë mbajtur persona të njohur si reperi Sean “Diddy” Combs dhe Sam Bankman-Fried.
Maduro është paditur për akuza që lidhen me drogën dhe armëmbajtjen, ndërsa gjyqi i tij pritet të zhvillohet në një datë të caktuar nga gjykata e Manhattanit.

