“Maduro mund të ketë një pasuri prej 3.8 miliardë dollarë”
Pas kapjes së Nicolás Maduro, më 3 janar nga forcat amerikane, ka rënë në sy rritja e interesit për pasurinë që thuhet se ka grumbulluar gjatë viteve.
Debati përqendrohet te vlera e avionëve privatë, bizhuterive dhe pronave të tjera, si dhe te masat që autoritetet ndërkombëtare kanë ndërmarrë për të parandaluar fshehjen apo keqpërdorimin e tyre. Sipas autoriteteve amerikane, pasuritë e Maduro janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës edhe me anë të personave në emër të të tjerëve.
Organizata ndërkombëtare Transparency Venezuela vlerëson se Maduro mund të zotërojë një pasuri që arrin deri në 3.8 miliardë dollarë, një shifër që konsiderohet vlerësim i përkohshëm i pasurisë së grumbulluar gjatë më shumë se dy dekadave kontrolli politik të qeverisë “chavista” në Venezuelë.
Raportet e organizatave joqeveritare dhe mediave përmendin se Maduro ka në pronësi disa rezidenca në Miami, në zona ekskluzive si Coral Gables dhe Sunny Isles Beach, si dhe vila në Republikën Dominikane.
Sipas këtyre burimeve, presidenti venezuelan zotëron gjithashtu sasi të mëdha bizhuterish dhe është lidhur me aktivitete si nxjerrja ilegale e arit dhe të tjera me fitime të konsiderueshme.

