Macron vizitë shtetërore në Britani: E rëndësishme për Europën, jemi përballë sfidave të mëdha

Macron vizitë shtetërore në Britani: E rëndësishme për Europën, jemi përballë sfidave të mëdha

Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur këtë të martë nga Mbreti Charles, në Britani në Kështjellën Windsor.

Macron tha se vizita e tij shtetërore në Britani është një moment i rëndësishëm për të dy vendet, por edhe për Europën.

Siç nënvizoi ai, të dy vendet kanë shfaqur interes për bashkëpunim dhe për t’u përballur me sfidat më të mëdha të kohës, siç janë inteligjenca artificiale, mbrojtja, emigrimi, energjia bërthamore si edhe siguria.

Macron është pritur me një ceremoni dhe një shfaqje të mirëoganizuar nga autoritetet. Vizita e Macron konsiderohet e rëndësishme pasi është vizita e parë shtetërore nga një kryetar shteti i BE-së që nga Brexit dhe e para që do të mbahet në Kështjellën Windsor në vend të Pallatit Buckingham në një dekadë.

Vizita e fundit shtetërore nga Franca ishte në vitin 2008, kur Mbretëresha Elizabeth priti Presidentin e atëhershëm Sarkozy.

MARKETING