Macron paralajmëron: Liria e Evropës në rrezik – Franca rrit shpenzimet për mbrojtje

Macron paralajmëron: Liria e Evropës në rrezik – Franca rrit shpenzimet për mbrojtje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë alarmin për sigurinë e Evropës, duke thënë se kontinenti po përballet me kërcënimin më të madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Në një fjalim të mbajtur në Paris para forcave të armatosura, Macron theksoi se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të përkeqësimit të situatës gjeopolitike. Ai kërkoi rritjen e shpenzimeve për mbrojtje me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm, dhe një tjetër shtesë prej 3 miliardë eurosh në vitin 2027.

Duke iu referuar drejtpërdrejt kërcënimit nga Rusia, ai dënoi ashpër “politikat imperialiste” dhe “fuqitë aneksuese”, duke lënë të kuptohet qartë për rolin e Moskës në destabilizimin e kontinentit.
Që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, tensionet në Evropë janë rritur ndjeshëm, dhe Macron paralajmëroi se koha për veprim është tani.

MARKETING