Macron: Bisedimet me Putinin nuk dhanë përparim në armëpushimin në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka pranuar se diskutimet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nuk kanë bërë përparim drejt arritjes së një armëpushimi të mundshëm në Ukrainë, transmeton Anadolu.
“Ne ndamë mos marrëveshjet tona dhe nuk mund të them se pati ndonjë përparim në diskutim, sepse së pari nevojitet një armëpushim dhe një rifillim i negociatave”, tha Macron gjatë një ndërveprimi të shkurtër për media.
Ai përsëriti “rëndësinë absolute” të sanksioneve që Evropa po vendos aktualisht dhe atyre të përgatitura nga SHBA-ja.
“E thirra fillimisht në lidhje me çështjen e Iranit dhe nevojën për të mbështetur Traktatin e Mos Përhapjes, diçka për të cilën ai u zotua. Ishte e rëndësishme të sigurohej ajo marrëveshje, sepse është përgjegjësi e Francës të ruajë atë qëndrueshmëri,” tha presidenti francez.
Të martën, Macron dhe Putin folën në telefon dhe diskutuan Ukrainën dhe Lindjen e Mesme në kontekstin e konfliktit Iran-Izrael dhe sulmeve të SHBA-së në objektet bërthamore të Teheranit.
Kjo është biseda e parë telefonike midis dy presidentëve në më shumë se dy vjet, pasi e fundit u zhvillua në shtator të vitit 2022.