LVV e AAK bashkohen për raundin e dytë në Fushë – Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Fushë – Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LVV-së për kryetar të Fushë – Kosovës, Valon Prebreza i cili ka postua një fotografi me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi.
“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza.
Prebeza në raundin e dytë është në garë me kandidatin e LDK-së, Besnik Osmani.
Kandidiati i LVV-së në raundin e parë sipas rezultateve preliminare ka marrë 9,519 vota apo 45.12%, Osmani ka 7,725 vota apo 36.62%.
Ndërsa, kandidatja e AAK-së ka marrë 250 vota apo 1,19%./teve1.info/