Lufta nuk ndal arsimin!/ Ukraina nis vitin e ri shkollor me klasa nën tokë

Për herë të parë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, prindërit ukrainas kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla nën tokë për të nisur vitin shkollor, duke kërkuar normalitet pas më shumë se tre vjetësh lufte. Në qytetin e Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, 17,000 fëmijë po frekuentojnë shkolla të ngritura nën tokë për shkak të rrezikut nga sulmet ruse.
Deri tani, janë hapur shtatë shkolla nën tokë, dhe disa të tjera pritet të hapen së shpejti. Anastasia Pochergina, një nënë nga rajoni i Northern Saltivka, tha: “Sot, fëmija im, një nxënës i klasës së parë, shkoi për herë të parë në shkollën nën tokë, shkollën më të afërt me Saltivka Veriore.”
Pochergina theksoi se shkolla ishte 3 katë nën tokë dhe, sipas autoriteteve, ishte shkolla më e thellë në Kharkiv, prandaj ndiheshin më të sigurt. “Nuk e prisnim që do të ishte e mundur këtë vit, por si prind, isha dëshpëruar për të dërguar fëmijën në një shkollë normale,” shtoi ajo.
Megjithatë, ndërsa përgatitej për një ditë të zakonshme shkollore, me dhurata dhe lule për mësuesit, Pochergina theksoi se ata nuk kishin iluzione për një kthim të shpejtë në jetën e zakonshme. “Kemi pritur që gjërat të përmirësohen, por nuk shpresonim për një paqe të plotë,” tha ajo.
Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, njoftoi se tre shkolla të tjera do të hapen në fillim të vitit të ri dhe se gjashtë stacione të metrosë në qytet janë shndërruar në klasa për të sjellë një farë normaliteti në jetën e fëmijëve.