Lufta në Ukrainë, Trump: Do të flas me Putin, besoj se do të gjejmë një zgjidhje

Lufta në Ukrainë, Trump: Do të flas me Putin, besoj se do të gjejmë një zgjidhje

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se gjatë ditëve të ardhshme, do të flasë me homologun rus, Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Trump u shpreh se beson se do të gjendet një zgjidhje, shkruan Sky News.

“Ne kemi ndërmarrë veprime shumë të forta, siç e dini, dhe në mënyra të tjera. Ne kemi ndërmarrë veprime shumë të forta. Por do të flas me të gjatë ditëve të ardhshme dhe do ta shohim me të. Do të di saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

Trump thotë se beson se “do të kemi një zgjidhje të mirë” për luftën në Ukrainë.

“Lufta është një gjë shumë interesante. Nuk i dihet kurrë me luftën. Lufta është komplekse dhe e rrezikshme dhe çfarë rrëmuje. Çfarë rrëmuje e mallkuar.”

“Do të bëhet në një mënyrë ose në një tjetër. Por ata duhet të ndalojnë së vrari të gjithë këta shpirtra.”, shtoi ai.

MARKETING