“Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti”, paralajmëron zëvendëspresidenti amerikan

“Rusia dhe Ukraina po i afrohen një marrëveshjeje paqeje, por jo aq shpejt sa duhet”, ka deklaruar kryediplomati amerikan.
Marco Rubio përsëriti se Uashingtoni ishte gati të hiqte dorë dhe të ndalonte përpjekjet për paqe nëse një marrëveshje nuk realizohej.
Bëhet e ditur se këtë kërcënim ai e ka bërë disa herë gjatë javës së kaluar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ne e dimë se ku është Ukraina dhe ne e dimë se ku është Rusia tani… ata janë më afër, por janë ende shumë larg”, tha ai gjatë një interviste në Fox News.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i tha të njëjtit rrjet se ai nuk shihte një fund të shpejtë të konfliktit.
“Nuk do të shkojë askund… nuk do të përfundojë së shpejti”, tha Vance.